KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj: Rritja e çmimit të gazit nga konjukturat ndërkombëtare

Ahmetaj: Rritja e çmimit të gazit nga konjukturat ndërkombëtare

Rritja e çmimit të gazit për automjete dhe familjarë kohët e fundit, duket se nuk po i bën më përshtypje ministrit të financave Arben Ahmetaj. Në fillim të vitit ai urdhëroi kontrolle në të gjithë vendin për të mos lejuar sipas tij abuzimet me çmimin e gazit, pas aplikimit të rritjes së akcizës. Sipas tij kjo rritje ishte abuzive. Por pak javë më vonë, ministri u tërhoq nga ky vlerësim. I pyetur nga RTSH se përse çmimi i gazit nuk është ulur, përkundrazi pas urdhrit të tij u rrit afro me dy herë, duke shkuar në 75 lekë për litër, zoti Ahmetaj dha se kjo ka ndodhur për shkak se rritja e çmimit të gazit në tregjet ndërkombëtare ka ardhur duke u rritur. Në fund të vitit 2016 çmimi i gazit të lëngshëm ishte 40-45 lekë për litër. Rritja e akcizës me 8 lekë për litër çoi në rritjen 10 lekë për litër në treg. Autoritetet thanë se rritja e çmimit të gazit do të ndikojë vetëm për përdoruesit e makinave të adoptuara nga makina benzine në makina me gaz, që konsiderohen makina luksi. Por duket se rritja e çmimit të gazit më shumë ka ndikuar në buxhetet e familjeve shqiptare që përdorin gazin si alternativë për të gatuar apo për t’u ngrohur.

Sicred