KRYEFAQJA » LAJME » Ahmetaj: Qeveria nuk ndërhyn në zgjedhjet në FSHF
Ahmetaj: Rritja ekonomike në vitin 2017 parashikohet 3.9 përqind

Ahmetaj: Qeveria nuk ndërhyn në zgjedhjet në FSHF

Urdhëri për kontrollin financiar të klubeve të futbollit, ka ardhur si pasojë e një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sqarimi është bërë nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë një konference për shtyp mbajtur të hënën. Duke theksuar se ky kontroll është shtyrë për momentin, zoti Ahmetaj ka përsëritur se qeveria shqiptare nuk ndërhyn në procesin zgjedhor për president të Federatës Shqiptare të Futbollit. Sqarimi i zoti Ahmetaj u dha pasi në opinion u ngritën zëra se qeveria po implikohej në zgjedhjet për kreun e FSHF. Kontrolli financiar në klube u konsiderua presion i qeverisë ndaj klubeve në prag të zgjedhjeve për president në FSHF. Spekulimet u shtuan pasi javën e kaluar ish kryeministri dhe politikani i njohur socialist Bashkim Fino, deklaroi zyrtarisht ambicjen e tij për kreun e FSHF. Ai do të jetë përballë kreut aktual Armand Duka që po kërkon mandatin e pestë.

Sicred