KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj prezanton draftin e paketës fiskale 2018

Ahmetaj prezanton draftin e paketës fiskale 2018

Në një takim me Dhomën Amerikane të Tregtisë, ministri i financave Arben Ahmetaj prezantoi për herë të parë draftin e paketës fiskale 2018 si dhe ftoi sipërmarrësit të dorëzonin sa më parë të gjitha kërkesat apo vërejtjet mbi draftin në ministri. Por presidenti i dhomës Mark Krauford tha se koha e vënë në dispozicion të sipërmarrjes është e pakët ndaj dhe komenti i tij ishte i shkurtër. “Ne sapo kemi marrë draftin e paketës fiskale nga Ministria e Financave dhe po e shohim atë me ekipin tonë dhe do ta ndajmë atë me ju vetëm pas pak ditësh. Nuk kemi shumë kohë ti përgjigjemi ministrisë kështu që na sillni sa më shpejt feedback-un tuaj” tha Krauford. Ndërsa minstri Ahmetaj tha se “ndjesën e kam shumë të sinqertë, arsyet janë të shumta dhe shumë logjistike. Arsyeja e parë është se Ministria e Financave pati një periudhë tranzicioni. Ministrat teknikë harxhuan kohën për të bërë një paketë fiskale”. Ahmetaj prezantoi të gjitha ndryshimet në taksa për vitin 2018, mes të cilave u ndal gjatë tek skema e tvsh-së për biznesin e vogël. Ai tha se bizneset e vogla deri në 2 milionë lekë xhiro do të jenë të përjashtuara. “Poshtërim, nivelin e aplikimit të tvsh-së të deklarimit nga 5 milion në 2 milion. Kjo do të thotë që përjashtohen ambulantët, tregjet e bashkive, zejtarët”. Nisma për të futur me TVSH biznesin me xhiro mbi 2 milionë lekë prek 9 mijë biznese në të gjithë vendin, ndërkohë që buxheti pritet të arkëtoje 0.5 miliardë lekë të ardhura më shumë në vit nga kjo taksë.

Sicred