KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj: Mos i mbyllni qepenat për egon e sëmurë politike

Ahmetaj: Mos i mbyllni qepenat për egon e sëmurë politike

Qeveria nuk tërhiqet nga përfshirja e biznesit të vogël në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar, ndonëse që prej hyrjes në fuqi të deklarimit të tvsh-së sipërmarrësit e vegjël po e kundërshtojnë me ulje qepenash. “Nuk është situatë e re. Ka në fokus biznesin e madh, është hap drejt formalizimit” theksoi Ministri i Financave Arben Ahmetaj. Një orë para se bizneset e vogla të ulnin qepenat në shenjë proteste për deklarimin e tvsh-së, ministri i financave Arben Ahmetaj i bëri këtë thirrje sipërmarrësve : “Mos i mbyllni qepenat as 5 minuta për të furnizuar egon e sëmurë politike që ska lidhje me ju. Mos harroni që ju kanë gjobitur, mos harroni që ky kryeministër ju ka bërë taksën zero”. Ahmetaj sqaroi se bizneset e vogla do ta plotësojnë deklaratën e parë në muajin korrik, por deri në fund të këtij viti asnjë prej tyre nuk do të gjobitet për deklarim të gabuar. Ai hodhi poshtë akuzën e demokratëve se ulja e pragut të tvsh-së lidhet me dhënien me konçension të këtij shërbimi. “Janë gënjeshtra. Ska konçension për tvsh. Nga 1 prilli pragu për përfshirjen e biznesit në skemën e TVSH ka zbritur nga 5 milione lekë xhiro vjetore në 2 milionë dhe automatikisht në këtë skemë janë futur 11.500 subjekte.

Sicred