KRYEFAQJA » LAJME » Ahmetaj : Me 1 tetor fillon faze e re e luftës kundër informalitetit

Ahmetaj : Me 1 tetor fillon faze e re e luftës kundër informalitetit

Faza e re e aksionit kundër informalitetit do të filloje me datën 1 tetor dhe është parashikuar të zgjasë 1 vit. Kështu paralajmëroi ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë një vizitë në një biznes prodhues të produkteve ushqimore. Ministri shpjegoi që toleranca ndaj informalitetit do të jetë zero por ai foli për një tjetër reformë të rëndësishme, që ka të bëjë me lehtësimin e shërbimeve dhe reduktimin e burokracisë për sipërmarrjen dhe qytetarët. “Nuk do të ketë asnjë ndryshim ligjor që ka të bëje me shtrëngimin e masave. Anti-informaliteti dhe është fokusi jonë” tha ministri Ahmetaj. Institucionet tashme jane me te pergatitura per sektoret e riskut u shpreh Ahmetaj. “Ka një konsiderim shumë të hollësishëm dhe të detajuar nga njësitë e riskut të të dy institucioneve. Përsa i përket doganave mallrat e akcizes dhe konsiderimi tek vlera të jenë fokusi. Në aspektin e tatimeve ka disa industri që nga shitjet me pakicë, prodhimi të cilët janë në fokus të një risku më të detajuar, më të thellë dhe brenda sektorëve sigurisht që ka kompani të cilat do të duhet të shihen më me kujdes” theksoi më tej Ahmetaj. Kjo faze e re e luftës kundër informalitetit do të prekë më shumë bisneset e mëdha tha Ahmetaj por pa lënë jashtë vëmendjes edhe bisneset e vogla.

Sicred