KRYEFAQJA » LAJME » Ahmetaj mbi Paketën Fiskale 2019
Ahmetaj mbi Paketën Fiskale 2019

Ahmetaj mbi Paketën Fiskale 2019

  Lehtësi fiskale për disa sektorë parashikon paketa fiskale 2019. Ministri i Financave dhe Ekonomisë prezantoi gjatë një takimi me sipërmarrësit një sërë lehtësish fiskale për sektorë, të cilët qeveria ka menduar që t’i nxisë nëpërmjet inisiativave fiskale. Sektori energjetik, më konkretisht  aplikuesit e sistemit diellor dhe agroturizmi do të jenë përfituesit më të mëdhenj të kësaj pakete. Konsultimi i parë publik për paketën fiskale 2019 është zvilluar mes ministrit të financave Arben Ahmetaj dhe përfaqësuesve të sipërmarrjes. Ministri theksoi se paketa është në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit. Ndryshimet ligjore që parashikon kjo paketë për ministrin do të lehtësojë një sërë sektorësh si ai energjitik specefikisht në energjinë diellore dhe agro turizmi. Ndërsa përfaqësues të sipërmarrjes kanë dhënë sugjerimet e para për këtë paketë . Paketa fiskale 2019 do të kalojë në dy faza; atë të verës që deri në korrik do të diskutohet në qeveri dhe atë të vjeshtës ku do t’i kalojë parlamentit shoqëruar edhe më ndryshime që do të vijnë nga konsultimet me sipërmarrjen.

Sicred