KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Gabimet në deklarime, Ahmetaj: Jo gjoba biznesit të vogël!
Tatimet, Bizneset, Vlefshmëri të faturave tatimore, mes Shqipërisë dhe Kosovës

Gabimet në deklarime, Ahmetaj: Jo gjoba biznesit të vogël!

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në një letër dërguar administratës tatimore, i kërkon të mos aplikojnë gjoba për bizneset e vegjël, që hyjnë në pragun e TVSH-së, për gabimet në deklarim, për një periudhë 6-mujore nga fillimi i deklarimit, deri në fund të vitit 2018.

“Në vijim të fushatës informuese lidhur me ndryshimin e kufirit minimal të regjistrimit për vlerën e shtuar për subjektet me qarkullim prej 2 milionë lekësh, me hyrjen në fuqi të ligjit, shërbimet e tatimpaguesve në administratën tatimore si dhe të gjitha strukturat e tjera që janë në kontakt me tatimpaguesit duhet të angazhohen në një komunikim sa më të gjerë dhe shpjegues për të siguruar kuptueshmëri tërësore të ndryshimeve ligjore dhe zbatueshmëri korrekte të përgjegjësive tatimore që rrjedhin prej tyre”, theksoi Ahmetaj. Sipas tij, strukturat përgjegjëse në varësi të DPT-së duhet të asistojnë bizneset për të korrigjuar gabimet në deklarim, duke shmangur gjobat dhe penalitetet deri në fund të vitit 2018. “Do të jenë në përgjegjësi edhe të strukturave të ngarkuara në drejtorinë rajonale tatimore konstatimet e deklarimeve të vonuara apo mosdeklarimeve nga biznesi i vogël që ka hyrë në TVSH”, nënvizoi Ahmetaj.

Ministri i Financave sqaroi se “deri në 15-ditëshin e parë të muajit korrik, që përbën momentin e parë të deklarimit, administrata tatimore duhet të kontaktojë detyrimisht me çdo subjekt që preket nga ndryshimet ligjore, për të asistuar tatimpaguesit në shmangien e parregullsive dhe deklarimin në kohë të tremujorit të parë”.

Sicred