KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj, integrimi dhe sfidat e ekonomisë

Ahmetaj, integrimi dhe sfidat e ekonomisë

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, komentoi pjesët ekonomike të progres raportit të Komisionit Europian, duke pranuar se rruga e integrimit përcakton sfida dhe detyra të qarta për qeverinë. Ministri Ahmetaj u shpreh si më poshtë:”Patjetër që duhet ta njohim sfidën dhe risqet  që ka tërheqja e investimeve të huaja.” Në daljen e posaçme për mediat, Ahmetaj tha se shqiptarët janë larg ekonomisë që meritojnë, por njëkohësisht sipas tij, janë edhe larg skenarit grek të vitit 2012. :”Shqiptarët janë larg ekonomisë që meritojnë por, kemi përshkuar një rrugë shumë pozitive dhe jemi gjithashtu shume larg skenarit grek të vitit 2012. ” Duke cituar pjesë të progres raportit, Minstri i Financave i dha përgjigje edhe akuzave të kryedemokratit Basha për lidhje të ngushta tregtare të Shqipërisë me vendet e lindjes. “Be-ja, partneri tregtar më i madh i Shqipërisë, dhe rritja e volumit të tregëtisë nga 72.1 në 74.8.” Në fjalën e tij Ministri zgjodhi të citonte edhe pjesë nga raporti ekonomik i Bankës Botërore që vlerësonte se taksa progresive ka ulur pabarazinë dhe nivelin e varfërisë.

Sicred