KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj i “tërheq” veshin vendorëve,“qeveria ul taksa, ju i rrisni, duhet balancë”

Ahmetaj i “tërheq” veshin vendorëve,“qeveria ul taksa, ju i rrisni, duhet balancë”

Në tryezën e posaçme me kryetarët e njësive vendore, ministri i financave Arben Ahmetaj kritikoi politikat fiskale të bashkive që sipas tij bien ndesh me politikat e qeverisë. Ahmetaj vlerëson se duhet një balancim taksash mes pushtetit vendor dhe qeverisë qëndrore, pasi sipas tij qeveria ul taksa por bashkitë e rrisin barrën. “E ngarkojmë sipërmarrjen me taksa dhe tarifa vendore që diku fatkeqësisht kanë kompensuar edhe atë ulje drastike që ka bërë qeveria qëndrore”. Por teksa ministri kritikoi vendorët për taksa të larta, nënkryetari i bashkisë së Tiranes Andi Seferi u shfaq me një propozim mbi të ardhurat që do të arkëtoje buxheti nga përfshirja e biznesit të vogël në skemën e tvsh-së. “Bashkitë tanimë kanë marrë pjesë tek tatimet e të ardhurave personale dhe shumë taksa të tjera por mendoj se duhet të vazhdoje diskutimi përsa i përket tvsh-së që unë i referohem Tiranës ku tanimë 40% e aktiviteteve janë në territorin e Bashkisë Tiranes”. Një tjetër shqetësim për ministrin e financave mbetet krijimi i detyrimeve të prapambetura që pushteti vendor vijon të krijoje ndaj palëve të treta. “Ne si qeveri nuk krijojmë asnjë cent borxh të ri përkundrazi shërbejmë borxhin e trashëguar. Përgjegjësia juaj duhet të reflektohet njëjtë mbi përgjegjësinë që ka kryeministri dhe qeveria ndaj qytetarëve. Detyrimet tuaja të prapambetura rrinë në kurriz të qytetarëve”. Ahmetaj kërkoi më shumë angazhim nga vendorët edhe për taksën e pasurisë, e cila po menaxhohet nga njësitë e qeverisjes vendore.

Sicred