KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj i përgjigjet Bashës: “Naivitet politik, ekonomia po rritet”

Ahmetaj i përgjigjet Bashës: “Naivitet politik, ekonomia po rritet”

Gjallërimi i sektorit të ndërtimit kohët e fundit në Shqipëri ka nxitur një debat të ashpër në politikë lidhur me burimet e investimit që janë injektuar në këtë sektor. Opozita thotë se rreziku i kriminalitetit është i pranishëm në këtë sektor. Por ministri i financave dhe ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cilëson deklaratat si tenatativa naive politike, ndërsa thotë se rritja e aktivitetit të ndërtimit i dedikohet shtimit të kredisë së re në këtë sektor. “Huatë e reja për ndërtim kanë një rritje nga viti në vit 67.7 përqind. Këto nuk janë të dhëna të qeverisë, por të Bankës së Shqipërisë” tha zoti Ahmetaj.

Por opozita opozita këmbëngul. Sipas saj aspekti i dytë i kapjes së ekonomisë nga paratë e krimit dhe të drogës është mbiçmimi i kursit të këmbimit. Por edhe për këtë pjesë Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka të tjera argumenta. “Kursi i këmbimit vlerësohet të jetë pranë nivelit ekuilibër të tij. Mbiçmimi i tij gjatë periudhës së fundit pasqyron ndër të tjera përmirësimin e faktorëve fundamentalë. Sidomos përmirësimi i bilancit të pagesave dhe miksin e politikave monetare dhe konsolidimit fiskal si dhe investimin e lartë të investimeve të huaja” tha zoti Ahmetaj.

Pak pas daljes së ministrit socialist, demokratët reaguan sërish. Deputetja Jorida Tabaku në një dalje për mediat nga selia blu vijoi me të njëjtat akuza. “Ministri i financave i gënjeu sot shqiptarët kur tha se ndërtimi në Shqipëri është financuar nga burime zyrtare të sektorit bankar dhe se kredia është rritur, duke dashur të fshehi të vërtetën se sot fatkqësisht ekonominë po e financon krimi dhe droga” tha zonja Tabaku.

Sicred