KRYEFAQJA » LAJME » Ahmetaj – FMN, marrëveshje e re pas zgjedhjeve

Ahmetaj – FMN, marrëveshje e re pas zgjedhjeve

Program të ri me fondin monetar ndërkombëtar pas zgjedhjeve kështu ka deklaruar ministri i financave Arben Ahmetaj në një konferencë për shtyp të thirrur për të deklaruar mbylljen e programit 3 vjeçar me fondin. Aktualisht FMN do të jetë në Shqipëri theksoi Ahmetaj në rolin e monitoruesit të ecurisë së zbatimit të rekomandimeve. Ministri bëri me dije edhe rekomandimet e lëna nga fondi. “ Ka edhe këshillat e veta për vazhdimin e reformave, ka edhe këshillat e veta për vazhdimin e reformimit për institucionet e mbledhjes së të ardhurave, vëmendje e plotë e maturi në uljen e borxhit dhe padyshim vazhdimi i reformës në drejtësi” theksoi Ahmetaj.

Ahmetaj u shpreh se tensioni politik ka impakt te ekonomia e vendit, “çdo lloj tensioni politik është në dëm të imazhit të vendit, të ekonomisë së vendit por besoj gjithashtu tek maturia e qytetarëve ashtu siç po e tregojnë dhe tek vendosmëria e qeverisë dhe aleancës për të vazhduar reformën” shtoi më tej Ahmetaj. Sa i përket vitit 2017, ministri i Financave rikonfirmoi se do të ulet borxhi publik dhe do të vijohet me konsolidimin fiskal dhe me zbatimin e ligjit të buxhetit. Gjithashtu nje nga sfidat është mirëadministrimi i investimeve dhe mirëplanifikimi i tyre.

Sicred