KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj fermerëve: Nëse legalizoheni ju kthejmë 20 përqind të shpenzimeve
Ahmetaj fermerëve: Nëse legalizoheni ju kthejmë 20 përqind të shpenzimeve

Ahmetaj fermerëve: Nëse legalizoheni ju kthejmë 20 përqind të shpenzimeve

Sipërmarrësit në sektorin e bujqësisë, nëse legalizojnë bizneset e tyre e rrisin bashkëpunimin, do të kenë mundësinë që të kompensohen nga shteti në masën 20 përqind . Ministri i financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj në takimin zhvilluar në qarkun e Dibrës, u kërkoi fermereve pajisjen me NIPT. “Unë ju sugjeroj që të krijoni linjën tuaj, network-un tuaj dhe të fermerëtve me NIPT dhe t’i tregoni që NIPT-i është bërë për t’ju favorizuar. Nëse ju vini me NIPT-in, qeveria ka mundësi t’ju kthejë 20 përqind të shpenzimeve. Ne i rimbursojmë me vendim qeverie 20 përqind eksportuesit brenda 30 ditëve dhe prodhuesit siç jeni ju brenda 60 ditëve” tha zoti Ahmetaj.

Në buxhetin e vitit 2018 mbështetja për bujqësinë do të jetë 2.6 miliardë lekë . Ndërkohë Shqipëria do të përfshihet në programin e mbështetjes së BE, IPARD, i cili sjell vlerën e 93 milionë eurove për këtë fushe.

Sicred