KRYEFAQJA » LAJME » Ahmetaj: Falja e borxheve tatimore dhe doganore afat deri në dhjetor

Ahmetaj: Falja e borxheve tatimore dhe doganore afat deri në dhjetor

Zbatueshmëria e ligjit të faljes së borxheve tatimore dhe doganore për biznesin dhe individët u shty deri në fund të këtij viti. “ E shtymë zbatueshmërinë e ligjit nga 6 muaj deri me 31 dhjetor te vitit 2017 është për ti dhënë mundësi kryesisht korporatës elektro-energjitike që të përfitoje nga isentiva që të paguaje principalin në mënyrë që ti fshihen gjobat dhe kamatvonesat” tha ministri Ahmetaj.

Drafti i faljes nisi verën e vitit të shkuar, por pritet të hyje në fuqi pak para zgjedhjeve të përgjithshme. “ U bënë gati 10 muaj konsultime deri kur arritem në këtë draft ligj që po ta shikoni është shumë i thjeshtë, është i drejtpërdrejt në mënyrë që të përfitohet dhe jo të ngëlet një copëz e vogël letre që vetëm konfuzon” shtoi Ahmetaj. Ligji fal gjobat dhe interesat për borxhet e periudhes 2011-2014, por me kushtin që bizneset apo individët të shlyejnë të plotë detyrimin tatimor. Në total me këtë ligj falen rreth 91 miliardë lekë detyrime tatimore dhe doganore.

Sicred