KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj: Falen 91 mld lekë borxhe të biznesit

Ahmetaj: Falen 91 mld lekë borxhe të biznesit

Qeveria miratoi këtë të mërkurë draftin që fal pjesërisht detyrimet tatimore dhe doganore të biznesit. Nisma ligjore e hartuar nga ministria e financave nisi verën e vitit të shkuar por u finalizua vetëm 4 muaj përpara zgjedhjeve. Detajet e ligjit i ndau me mediat në një deklaratë ministri përgjegjës, Arben Ahmetaj. “Është një ligj tejet i qartë dhe do të krijoje lehtësi të ndjeshme në terrenin fiskal dhe në terrenin ekonomik të vendit” tha Ahmetaj.

Por megjithë optimizmin e ministrit, ligji i sapomiratuar, u shoqërua me kritika nga biznesi vendas. Dhoma Amerikane e tregtisë ngre me shqetësim faktin se faljet e përsëritura po dekurajojnë biznesin e ndershëm. “ Mendoj se favorizon vetëm tatimpaguesit që nuk i paguajnë detyrimet e tyre, aq më tepër kur ligji për amnistinë fiskale shprehet se do të përfitojnë nga amnistia fiskale vetëm ato tatimpagues që heqin dorë nga proçedurat gjyqësore që kanë në proçes” u shpreh Alketa Uruci nga Departamenti i tatim taksave në Amcham.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e dhomës amerikane thonë se financat nuk e kanë diskutuar ligjin me biznesin. “Ne si dhomë amerikane po edhe dhomat e tjera nuk kemi pasur mundësi që ta debatojmë ktë projektligj në këshillin tatimor” shtoi me tej zonja Uruci. Nga ligji i faljes së detyrimeve pritet të falen rreth 91 miliardë lekë borxhe të biznesit.

Sicred