KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj, “çadra” është rrezik për ekonominë

Ahmetaj, “çadra” është rrezik për ekonominë

Ekonomia shqiptare vijon të jetë në trendin saktësisht në tremujorin e parë të vitit 2017 është 2.96 %. Kështu u shpreh ministri i financave Arben Ahmetaj i cili theksoi se si asnjëherë më parë në një vit elektoral nuk kanë degjeneruar financat publike. Sipas ministrit të financave është çadra e opozites ajo që rrezikon qëndrueshmërinë ekonomike të vendit. “Biznesi i ka kërkuar çadrës të stopoje se po shkatërron ekonominë. Prezenca e çadrës është risk real për ekonominë dhe për mirëqënien e qytetarëve. Deklarimi i çadrës për taksë të sheshtë prej 9% ka në themel rrënimin e qytetarëve. Taksimi 9% do të thotë se kto 500 milion dollarë tju hiqen nga xhepat” tha ministri Ahmetaj. Gjithashtu Ahmetaj paralajmëroi edhe një ndryshim në taksën progresive nëse në shtator do të jenë sërish fitues të zgjedhjeve. “Kur qeveria e re Rama 2 të shpalosi programin e ri të qeverisë aty do keni edhe detajet e korektimit dhe theksoj se progresiviteti në favor të të ardhurave të ulëta dhe të mesme do vazhdoje të konsolidohen” shtoi Ahmetaj. Kreu i Financave ia adresoi rezultatet pozitive, të ekonomisë kryerjes së reformave të duhura. Duke vënë theksin tek reforma në drejtësi e cila sipas Ahmetajt do të sjell ndryshime edhe më të mëdha.

Sicred