KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj: Asgjë të re lidhur me tatimin mbi lojrat e fatit
Ahmetaj: Asgjë të re lidhur me tatimin mbi lojrat e fatit

Ahmetaj: Asgjë të re lidhur me tatimin mbi lojrat e fatit

Nuk ka asgjë të re përsa i përket shkallës tatimore apo bazës së tatueshme lidhur me tatimin mbi lojrat e fatit. Qëllimi i ligjëvënësit është përcaktimi i një regjimi fiskal dhe rregullator të njëjtë, njësoj i aplikueshem, për të gjitha kategoritë e lojrave të fatit. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka shpjeguar në komisionin parlamentar të ekonomisë në detaje ndryshimet në Ligjin për Lojrat e Fatit, sa i përket tatimit të tyre. Sipas kreut të financave shqiptare, ndryshimet e bëra në nenet respektive të ligjit, jo vetëm që nuk bien ndesh me rregullimin e vendosur në vitin 2015, por e unifikon këtë rregullimin duke përfshirë edhe Lotarinë Kombëtare në të njëjtin kuadër fiskal.
Zoti Ahmetaj ka komentuar edhe dekretin e presidentit, duke nënvizuar se qeveria nuk dekurajon lojrat e fatit, por përcakton rregjim fiskal unik.

Sicred