KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj: 5 % tatim fitimi për bizneset deri në 14 milionë lekë xhiro vjetore

Ahmetaj: 5 % tatim fitimi për bizneset deri në 14 milionë lekë xhiro vjetore

Nga janari i vitit 2019, bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit do të paguajnë 5% tatim mbi fitimin nga 15% që paguajnë aktualisht. “Kemi gati draftin e tatim fitimit. 5 % tatim fitimi për bizneset deri në 14 milionë lekë xhiro vjetore. Përfitojnë 10.850 biznese në të gjithë vendin. Qeveria Rama uli taksat” tha Ministri i Financave Arben Ahmetaj. Bashkë me këto ndryshime Ahmetaj lajmëroi edhe rishikimin e ligjit të konçensioneve mbi katër shtylla kryesore: “Heqje e propozimeve të pakërkuara, ekspertizë e specializuar për zhvillimin e projekteve, rritja e kontrollit të implikimeve fiskale të kontratave konçensionare, mekanizmat e zëvëndësimit të konçensionarëve në bashkëpunim me institucionet financiare”. Ahmetaj u ndal gjatë edhe tek ecuria e kursit të këmbimit duke i dhënë përgjigje edhe shqetësimit të ngritur nga eksportuesit. “Qeveria nuk bën ndërhyrje në kursin e këmbimit. Ka një shqetësim nga fasonet, kosto për ta është e kufizuar sepse shumicën e furnizimit ata e kanë me vende të tjera. Ajo që po ndodh në Shqipëri po ndodh edhe në vendet e rajonit”.

(Visited 19 times, 19 visits today)