KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ahengu Shkodran në RTSH

Ahengu Shkodran në RTSH

Në vitin e pestë të tij, “Ahengu Shkodran” u zhvendos nga mjediset e hapura të oborreve karakteristike Shkodrane, në teatrin “Migjeni”. Por kjo nuk ndikoi që mbrëmja të vinte e veçantë tek publiku i shumtë që kishte mbushur sallën, për të shijuar këto perla të këngës me të cilat ky qytet ka vendosur një gur themeli të fortë në muziken qytetare.

Ndërthurja e brezave ishte një prej risive të kësaj nate, ku talentet e reja sollën 14 interpretime, ndërsa më të rriturit u vlerësuan me titullin “Mirenjohje”, mes të cilëve edhe disa prej atyre që nuk jetojnë më.

Miq special të kësaj nate ishin bylbyli i Kosovës Ismet Peja, Sabahet Vishnja, Mukades Çanga, grupi “Karajfilat që ka Shkodra” etj.

“Në Shkoder të gjithë këndojnë”. Është ky cilësim ka gjetur vend më së miri, e po dëshmohet çdo vit me të tilla organizime të qendrës kulturore “Pjeter Gaci” dhe bashkisë së qytetit. Ahengu Shkodran është futur në listën e trashëgimisë së pasur shpirtërore të vendit. Radio Televizioni Shqiptar si një bashkëpunëtor i rëndësishëm i eventeve kulturore, filmoi të plotë “Ahengun Shkodran” të cilin kanë mundësi ta ndjekin të gjithë Shqiptarët në mbarë botën!

Sicred