KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Agron Çobani nderohet me titulin “Qytetar nderi i Libohoves”

Agron Çobani nderohet me titulin “Qytetar nderi i Libohoves”

Një prej emrave të njohur të gazetarisë dhe publiçistikës, Agron Çobani është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Libohovës”, pas vdekjes. Titulli iu akordua nga Bashkia e Libohovës, e cila është edhe vendlindja e tij. Dorëzimi i titullit pjestarëve të familjes Çobani u bë gjatë festës popullore “Tradita Libohovite” të organizuar në fundjavë në këtë qytet.  E pranishme në aktivitet, ministria e Kulturës Mirela Kumbaro, vlerësoi kontributin e gazetarit Agron Çobani. Ai lëvroi të gjitha gjinitë e publicisitikës radiotelevizive, që nga lajmi, kronika, reportazhi e dokumentari. Një kontribut të veçantë Agron Çobani pati edhe në organizimin dhe menaxhimin e Radiotelevizionit Shqiptar. Përgjatë periudhës së të vështirë të tranzicionit postkomunist, ai e drejtoi këtë institucion, fillimisht si Drejtor i Përgjithshëm dhe me pas si Drejtor i Televizionit Shqiptar. Përvojën e tij shumë vjeçare gazetari Agron Çobani e ka sintetizuar në disa libra, më i njohuri prej të cilëve është “Ju flet Tirana!”.

Sicred