KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Agresori i Parisit; Sulmi makabër me thikë ndaj gruas dhe fëmijës
Agresori i Parisit, sulmi makabër me thikë ndaj gruas dhe fëmijës

Agresori i Parisit; Sulmi makabër me thikë ndaj gruas dhe fëmijës

Një person ka vrarë nënën dhe motrën e tij si dhe ka plagosur një person të tretë në një rrugë në rrethinat e Parisit. Agresori u eliminua më pas nga policia. Ministri i brendshëm francez Gerard Golomb tha se incidenti nuk po trajtohej si sulm terrorist. Ndërkohë, grupi terrorist i shtetit islamik pretendoi se ishte pas këtij sulmi, por nuk ofroi prova ta mbështesnin këtë pretendim. Ka patur raportime se agresori kërcënoi të vriste policinë dhe bërtiti Allahu Ekber para se të qëllohej. Ai vrapoi drejt një shtëpie pasi sulmoi viktimat dhe më pas doli prej saj duke mbajtur një thikë në dorë. Në këtë pikë, policia e qëlloi. Nga zona që quhet Trapp, në rrëthinat e Parisit, aty ku ndodhi incidenti, zoti Kolomb tha se agresori mund të kishte patur probleme të rënda psikiatrike. Sipas tij, agresori gjithashtu ishte i njohur për policinë për shkak se kishte shprehur pikëpamje ekstremiste, por ishte i paqëndrueshëm mendërisht dhe jo dikush që mund të ishte i aftë t’u përgjigjej udhëzimeve të ndonjë grupi terrorist. Franca ka qenë në alarm të vazhdueshëm për sulme xhihadiste terroriste që nga sulmet që tronditën parisin në vitin 2015. Trapp, zonë që ndodhet pranë versajës, njihet për dhunë bandash dhe varfëri. Në të kanë jetuar edhe pesëdhjetë persona të cilët dyshohet se janë larguar nga Franca për të luftuar në radhët e shtetit islamik ën Siri dhe irak.

Sicred