KRYEFAQJA » LAJME » Agjensitë turistike: Numri i turistëve gjatë periudhës korrik-gusht është rritur!

Agjensitë turistike: Numri i turistëve gjatë periudhës korrik-gusht është rritur!

Sipas statistikave të INSTAT, numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë rreth 1 milionë e 760 mijë, ose 9,9 përqind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Por dy muajt më kulminantë të vitit janë korriku dhe gushti. Ndërsa priten statistikat, turoperatorët e subjektet turistike nga Jugu në Veri të vendit janë optimistë. “Kemi paketat të cilat janë malore ose dhe kulturore. Në krahasim me vitet e tjera sivjet është shumë herë më mirë, fluksi është shumë herë më i lartë. Ne krahasim me vitin 2014 është pathuajse dyfishi i turistëve” thotë një prej tyre. “Kjo meritë vjen si pasojë e publicitetit që ka bërë qoftë Ministria e Turizmit qoftë agjensitë e huaja për Shqipërinë” shton ai. Sipas turoperatorëve nëqoftëse kemi patur një 40 ditësh më shumë me turistë shqiptarë, sot janë më shumë, kanë filluar që në muajin prill që vijnë pak nga pak, sidomos turistët gjerman, austriak, francez, çek, polak. “Me thënë të drejtën këë vit ka shumë më tepër turistë se vitin që kaloi. Po të dalësh në shesh shikon më shumë të huaj se shqiptarë. Kjo është periudha më e bukur për të vizituar shqipërinë nga prilli deri në tetor. Kanë mundësi të shkojnë edhe në jug të vizitojnë plazhet, muzetë, pjesën malore” theksojnë operatorët turistikë.

Sicred