KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Afrikën e Jugut: 2 banka britanike përfshihen në pastrim parash

Afrikën e Jugut: 2 banka britanike përfshihen në pastrim parash

Kancelari britanik u ka kërkuar rregullatorëve financiarë në vend si dhe Zyrës për mashtrimet e Rënda të hetojnë nëse bankat HSBC dhe Standard Chartered kanë lidhje me një skandal korruptiv në Afrikën e Jugut. Ishte laburisti Pitër Hein ai që ngriti i pari shqetësimin se këto dy banka kanë shërbyer për pastrimin e parave të përfituara në rrugë jo ligjore. Departamenti i thesarit është shprehur se ia ka dërguar komentet e Lordit Hein Autoritetit për Sjelljen Financiare. Lordi Hein është shprehur për BBC se i kishte shkruar kancelarit Filip Hemond për një indikacion që kishte patur se HSBC dhe Standard Chartered kanë pastruar para të përfituara nga korrupsioni. Sipas BBC, letra e zotit Hein ishte një e dhënë e re në skandalin gjigad të korrupsionit që ka tronditur afrikën e jugut dhe ka dëmtuar reputacionin e një numri kompanish globale. Në qendër të akuzave është Presidenti i Afrikës Jugore Xhekob Zuma dhe një familje e pasur biznesmenësh që quhen Gupta. Zoti Zuma dhe Guptat i kanë mohuar aferat korruptive, duke pretenduar se janë viktima të një gjuetie shtrigash të motivuar politikisht. Por hetimet zyrtare deri tani kanë mbështetur pretendimet se familja Gupta ka paguar para për të patur influencë për të marrë në kontroll ndërmarrje shtetërore. Skandali në Afrikën e Jugut ka dëmtuar ndërkohë kompaninë britanike të marrëdhënieve me publikun Bell Potinger si dhe kompaninë e auditimit KPMG, e cila ka lëvizur drejtuesit kryesorë të degës së saj në atë shtet.

Sicred