KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Afrikë e Jugut: Dhunë në parlament

Afrikë e Jugut: Dhunë në parlament

Në Parlamentin e Afrikës së Jugut shpërtheu dhuna, ndërsa deputetë të opozitës u përpoqën të ndërpresin fjalimin për kombin të presidentit Jacob Zuma. Anëtarët e partisë radikale “Luftëtarët e Lirisë Ekonomike”, të gjithë të veshur me të kuqe, u përleshën me rojet e sigurisë, të cilët pas disa minutash shkëmbimi grushtesh mundën t’i nxjerrin jashtë sallës. Presidenti Zuma kishte tentoi dy herë të niste fjalimin e tij, por ishte ndalur nga thirrjet e deputetëve të partisë radikale. Dhuna në Parlament ishte një vazhdim i asaj që ndodhi jashtë ndërtesës, ku policia përdori forcën dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë mbështetësit e opozitës dhe qeverisë që manifestonin. Presidenti Zuma është akuzuar shpesh për korrupsion dhe menaxhimin e keq të ekonomisë.

Sicred