KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Afghanistan, Kabul bombardohet ndërsa po festonte Kurban Bajramin
AttackSpeech

Afghanistan, Kabul bombardohet ndërsa po festonte Kurban Bajramin

Kabuli, kryeqyteti i Afghanistani është bombarduar mëngjesin e sotëm, ndërsa vendi po festonte Kurban Bajramin. Goditja ndodhi ndërsa Presidenti i vendit, Ashraf Ghani po mbante fjalën në kremtimin e festës së Kurban Bajramit. Zyrtarët thanë se luftimet shpërthyen mes forcave të sigurisë dhe militantëve në lagjen e vjetër të qytetit. Nuk ishte menjëherë e qartë se kush ishte përgjegjës për sulmin, i cili erdhi vetëm disa ditë pasi presidenti afgan Ashraf Ghani i ofroi talibanëve një armëpushim prej tre muajsh. “Këtë mëngjes një grup terroristësh morën një ndërtesë në Reka Khana dhe qëlluan me raketa drejt Kabulit”, tha për AFP zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish. “Dy njerëz janë plagosur, forcat e sigurisë janë duke luftuar terroristët”, tha ai.

Sicred