KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Afganistan, sulmohen zyrat e Agjencisë Ndërkombëtare të ndihmës “Save the Children”

Afganistan, sulmohen zyrat e Agjencisë Ndërkombëtare të ndihmës “Save the Children”

Zyrat e Agjencisë Ndërkombëtare të ndihmës “Save the Children” në Afganistan janë sulmuar nga persona të armatosur që përdorën bomba e hapën zjarr gjatë sulmit mbi kompleksin e ndodhur në Xhalalabad, ndërsa tani kanë hyre në ndërtesë.  Të paktën 11 persona janë plagosur gjatë episodit të dhunshem. Imazhet treguan banorët që iknin nga zona. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili vjen pasi disa talibanë të armatosur kanë sulmuar një hotel luksoz në Kabul më 20 janar duke vrarë të paktën 22 persona, kryesisht të huaj. Qyteti Xhalalabad, pranë kufirit me Pakistanin, shpesh është shënjestruar nga militantët talebanë, por është gjithashtu një bastion për grupin e Shtetit Islamik, luftëtarët e të cilit kanë qenë aktiv atje që nga viti 2015.

Sicred