KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Afganistan: Sulm ndaj një autokolone të NATO-s

Afganistan: Sulm ndaj një autokolone të NATO-s

Një kamikaz sulmoi sot një autokolonë me trupa ndërkombëtare pranë aeroportit të Kandaharit në Afganistan. Lajmin e bënë të ditur zyrtarët lokalë ndërsa koalicioni ushtarak i drejtuar nga NATO konfirmoi për mediat e huaja se ka viktima, por numri i saktë nuk dihet akoma. “Po punojmë për të mbledhur informacion shtesa sa më shpejt të jetë e mundur, dhe me pas do nxjerrim detajet”, thuhet në një deklaratë të koalicionit. Por ndërkohë një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve Rojters se kishte parë helikopterët ushtarakë të zbrisnin të paktën katër herë në vendngjarje. Një zyrtar lokal i sigurisë bëri të ditur se kamikazi ishte duke drejtuar një makinë të mbushur me eksplozivë drejt autkolonës, me të cilën edhe u përplas. Koalicioni i drejtuar nga NATO ka 13 mijë trupa nga 39 vende si pjesë e misionit për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar trupat afgane të cilat luftojnë me rebelet talebanë. Komandatët ushtarakë të SHBA-ve në Afganistan prej kohësh kanë kërkuar trupa shtesë, por kërkesa e tyre ka ngecur në Uashington, ku presidenti Tramp është shprehur skeptik për zgjatjen e angazhimit amerikan në atë vend.

Sicred