KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Afganistan; Shpërthimi në Kabul
Afganistan, Shpërthimi, në Kabul

Afganistan; Shpërthimi në Kabul

Kabuli është tronditur nga një tjetër sulm me bombë nga i cili 24 persona kanë humbur jetën, ndërsa 42 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Lënda shpërthyese ka qënë e montuar në një makinë dhe është aktivizuar nga agresori në momentin që ky i fundit ndodhej në brendësi të mjetit. Sulmi kishte si objektiv një autobus i cili po transportonte zyrtarë të qeverisë të cilët punojnë për Ministrinë e Minierave. Shpërthimi është marrë menjëherë përsipër nga talibanët, të cilët përmes rrjeteve të komunikimit shpërndanë lajmin se gjithçka ishte një vepër e tyre. Ndërkohë, me kujdes po monitorohet edhe gjëndja e të plagosurve. Mjekët shprehen se disa prej tyre kanë marrë plagë të rënda, ndaj nuk përjashtohet as mundësia që të ketë një përkeqësim të bilancit të viktimave. Afganistani është goditur shpesh nga sulmet terroriste në vitet e fundit. Si pasojë e tyre, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë humbur jetën 1662 civilë.

Sicred