KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Afganistan, 40 të vrarë nga një sulm me bombë
Afganistan, 40 të vrarë nga një sulm me bombë

Afganistan, 40 të vrarë nga një sulm me bombë

Ministria e Brendshme në Afganistan ka thënë se të paktën 40 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me bombë në një qendër kulturore shiite afër një agjencie të lajmeve në Kabul. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por zëdhënësi i talibanëve ka mohuar se militantët e këtij grupi të kenë qenë të përfshirë në sulm. Raportimet fillestare thone se sulmi ka pasur në shënjestër agjencinë e lajmeve “Zëri Afgan” në perëndim të kryeqytetit Kabul. Komiteti për sigurinë e gazetarëve afganë dhe grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i ka bërë thirrje qeverisë së Afganistanit për të marrë masa parandaluese për të mbrojtur mediat në Afganistan. Është thënë se gjatë vitit 2017 janë raportuar 73 raste të sulmit, apo rritje për 35 për qind në krahasim me vitin 2016. Në muajin maj, militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në televizionin afgan, në të cilin janë vrarë gjashtë persona. Militantët e ISIS-it po ashtu kanë marrë përgjegjësinë për një sulm në nëntor në një televizion në Kabul, në të cilin është vrarë roja e sigurisë dhe janë plagosur dhjetëra persona. Presidenti Ashraf Ghani ka premtuar në sulmin e muajit nëntor se qeveria do të ndërmarrë “masa serioze” për të mbrojtur gazetarët.

Sicred