KRYEFAQJA » LAJME » Aeroporti ‘Nënë Tereza’, sërish nën shënjestër të grabitësve
Aeroporti ‘Nënë Tereza’, sërish nën shënjestër të grabitësve

Aeroporti ‘Nënë Tereza’, sërish nën shënjestër të grabitësve

Aeroporti ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, u vu sërish nën shënjestër të grabitësve. Persona të armatosur kanë hyrë në pistën e aeroportit me anë të një furgoni që mbante mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’. Autorët, që mendohet se mund të ishin 4 persona, mbanin të veshur uniformë të agjentëve të hetimit tatimor. Grabitësit nuk ishin thjeshtë në pistë, por kanë marrë paratë nga brenda avionit. Pas grabitjes së parave, autorët u përballën me oficerë të Policisë së Shtetit. Nga shkëmbimi i zjarrit për disa minuta, mbeti i vrarë një prej grabitësve, identiteti i të cilit nuk është bërë publik ende. Autorët janë larguar më pas në drejtim të zonës së Niklës dhe Tapizës, në Fushë Krujë. Ndërkohë, automjeti i përdorur prej tyre u gjet i djegur në afërsi të Babrrusë. Shuma e parave të grabitura dyshohet të jetë rreth 10 milionë Euro. Ato i përkisnin bankave të nivelit të dytë në vend, dhe do të transportoheshin jashtë shtetit me një avion të linjës Tiranë – Austri. Ministri i Brendshëm reagoi pas ngjarjes, duke e cilësuar Partinë Demokratike si palë të keqbërësve që sulmon policinë e shtetit. Lleshaj ka shtuar në një postim të dytë në llogarinë e tij në twitter, se shqiptarët janë me policinë. Në një reagim paraprak pas ngjarjes, Policia e Shtetit thotë se ka nisur krehja e zonës nga forcat speciale RENEA dhe FNSH, të ndihmuara edhe nga një helikopter, për të kapur autorët e grabitjes. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 4 urdhër-arresti për ngjarjen, ndërsa Policia ka shoqëruar rreth 40 persona. Makinat e blinduara që transportonin paratë ishin të një kompanie të policisë private, e njëjta kompani që u grabit edhe tre vjet më parë brenda pistës së aeroportit. Grabitja e sotme është një ngjarje e përsëritur. Përveç shumës së parave që është shumë e madhe, ka edhe një detaj tjetër shumë domethënës. Autorët kanë qënë të armatosur rëndë, me armë automatike dhe granata dore të shumta. Në verën e vitit 2016, me po të njëjtën skemë u grabitën 3 milionë Euro. Ndërkohë që pas marrjes në pyetje të pasagjerëve dhe hetimit të të vendgjarjes, avioni i cili ishte pjesë e shënjestrës së grabitësve, u ngrit në fluturim dy orë me vonesë drejt Austrisë, me 160 persona në bord.

Sicred