KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Aeroporti i Vlorës, Rama: Do të ketë tarifat më të ulta në rajon

Aeroporti i Vlorës, Rama: Do të ketë tarifat më të ulta në rajon

Tarifat e aeroportit të Vlorës do të jenë më të ulëtat në rajon, tha kryeministri Edi Rama në prezantimin e projekteve të investimeve për zonën e Vlorës, ku aeroporti zë vend prioritar. Ndërtimi i këtij aeroporti të ri, sipas zotit Rama, është një premtim i mbajtur i Qeverisë. Ai do të ketë impakt në zhvillimin ekonomik të zonës pasi do të nxiti turizmin dhe punësimit .
Me këtë vizion në 4 vitet e shkuara, qeveria, tha Kryeministri Rama, investoi projekte me vlerë 130 milionë dollare. Ai tha se mandatin e dytë do të implementohen 57 projekte të reja. Parashikohet vazhdimi i investimit për Lungomaren, rrugë të tjera hyrëse dhe të zonave me impakt në turizëm, deri tek ndërtimi i terminalit të kroçerave, që siç tha kryeministri do të përfundojë brenda këtij mandati.
Për kryeministrin Rama, investimet e kryera në mbarë vendin kanë dhënë impakt në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit. Ai iu referua me këtë rast edhe të dhënave të fundit të regjistrit kombtar të sigurimeve shoqërore.
Në sfidën komplekse të punësimit, kryeminstri lajmëroi nismën tjetër të qeverisë, atë të regjistrimit të të punësuarve në kompanitë e mëdha, pasi këto të fundit deklarojnë për këta të punësuar paga 300 mijë lekë të vjetra.
Kryeminstri shmangu çdo replike me skeptikët për impaktin që këto investime kanë në zhvillimin e turizimit, ndërsa tha se sfida është që numuri i turistëve në 5 vite të shkojë në 10 milionë .

Sicred