KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Aeroporti i Vlorës pritet të sjellë zhvillim ekonomik
Aeroporti i Vlorës, Rama: Do të ketë tarifat më të ulta në rajon

Aeroporti i Vlorës pritet të sjellë zhvillim ekonomik

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës pritet të sjellë rritje të punësimit dhe turizmit, por edhe një infrastrukturë më të mirë në zonë. Kjo është shpresa e banorëve të zonës thotë për RTSH kreu i njësisë administrative Novoselë Kanan Shakaj. “Përfitimi do të jetë shumë i madh, që nga infrastruktura, punësimi, turizmi, agroturizmi. Kjo jo vetëm për zonën tonë, por për të gjithë qarkun e Vlorës”.
Në projeksionin e parë aeroporti parashikohet të ketë një pistë jetë 4.5 km i gjatë dhe 1.5 km i gjerë, sa është aktualisht aeroporti në zonën e Akërnisë. I ndërtuar fillimisht në vitin 1963, impianti ka funksionuar si një aeroport  ushtarak deri në vitin 2000. Në këtë vit nisi projekti i parë për ndërtimin e një aeroporti civil, por projekti i një kompanie italiane mbeti i pa zbatuar. Kjo për shkak se në atë kohë u fol edhe për koncensionin e dhënë për aeroportin e Rinasit, që në bazë të një marrëveshje me shtetin shqiptar nuk do të lejohej ndërtimi i një tjetër aeroporti në Shqipëri. Punimet për aeroportin e Vlorës pritet të zgjasin nga 18 deri në 22 muaj. Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga tre kompani turke. Por ajo që mbetet akoma pa sqaruar është se si do të jetë kontrata financiare pasi një ditë më parë ministria e infrastrukturës dhe energjisë konfirmoi që do të jetë konsorciumi i kompanisë që do të ndërtojë me paratë e veta, por sesi do të paguhet nga shteti shqiptar akoma nuk dihet.