KRYEFAQJA » LAJME » Aeroporti i Kukësit, MIE shpall ofertën fituese, investimi 8 milion euro

Aeroporti i Kukësit, MIE shpall ofertën fituese, investimi 8 milion euro

Ministria e Infrastrukturës shpalli fituesin për koncesionin e Aeroportit të Kukësit. Global Technical Mechanichs dhe Bami sh.p.k janë shpallur fitues në tenderin ku ofertues ishte vetëm ky bashkim i përkohshëm kompanish shqiptare. Investimi i tyre për aeroportin e Kukësit do të jetë 8 milione euro. Të dy kompanitë, nuk kanë eksperiencë në menaxhimin e aeroporteve, por sipas ministrisë përgjegjëse, konsorciumi ka marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë holandeze NACO, e cila ka një eksperiencë të gjerë ndërkombëtare në menaxhimin e aeroporteve. Sipas Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ky element përbën një nga kriteret kualifikuese të procedurës. Aeroporti i Kukësit është përfunduar në vitin 2006, por nuk është vënë asnjëherë në punë. Dhënia me koncension tek privati i hap rrugën vënies në funksion të aeroportit te dytë në vend, krahas Rinasit.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com