KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Aeroplanmbajtësja amerikane, vizitë historike në Vjetnam

Aeroplanmbajtësja amerikane, vizitë historike në Vjetnam

Një aeroplanmbajtëse amerikane ka arritur në Danang, në vizitën e parë të këtij lloji që nga përfundimi i luftës në Vjetnam, në vitin 1975. Transportuesi Carl Vinson, me një ekuipazh prej 6,000 personash, pritet të kalojë pesë ditë në qytetin port. Aktivitetet e tij do të përfshijnë shkëmbime sportive, kulturore dhe profesionale me mikpritesit vjetnamezë. Vizita ka për qëllim të tregojë forcimin e lidhjeve ushtarake midis dy vendeve, dikur armike. Por, analistët thonë se vizita, në mënyrë të pashmangshme, dërgon mesazh edhe te Kina, e cila vazhdon të zhvillojë ishujt e kontestueshëm në Detin e Kinës Jugore.

Sicred