KRYEFAQJA » LAJME » Aeronautikë, “Albania Open 2018”, një edicion i veçantë
Aeronautikë, "Albania Open 2018", një edicion i veçantë

Aeronautikë, “Albania Open 2018”, një edicion i veçantë

Përgjatë 3 ditëve të fundit të javës së shkuar, bregdeti i Vlorës është shndërruar në shtëpinë e guximtarëve të ajrit, siç njihen ndryshe të apasionuarit pas aeronautikës. Turneu i përvitshëm, “Albania Open”, ka mbajtur garat e ecidionit të 19-të të tij, një edicion ku kanë marrë pjesë 44 pilotë nga 9 vend të ndryshme të Evropës. Shqipëria, Kosova, Serbia, Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Lituania, Sllovenia dhe Republika Çeke janë përfaqësuar me ekipe me nga 4-5 pilotë secila, ndërsa midis tyre ka patur kampionë bote dhe kampionë Evrope. E veçanta e këtij edicioni të 19-të ka qenë se ai i është kushtuar çekut Tomash Lednik, i cili ka humbur jetën në Kenia në janar. Aeronautika është kthyer tashmë në një disiplinë sportive e gjitha promovuese për vendin dhe për turizmin. Kështu, edhe “Albania Open” apo “Tomash Cup”, ka shërbyer dhe për hapjen e turizmit në Vlorë. Pikërisht këshilltarja e Kryetarit të Bashkisë së Vlorë, Anka Paparisto, do të tregonte se si është hapur sezonit turistik në qytetin bregdetar. Aeronautika shqiptare ka mbyllur të dielën në Vlorë edicionin e 19-të të “Albania Open, që i ishte kushtuar pilotit çek Tomash Lednik, i ndarë nga jeta aksidentalisht në janar të këtij viti në Kenia. Në përfundim të pesë raundeve, i gjashti nuk u zhvillua për shkak të kushteve të këqija atmosferike, teksa në drekë shpejtësia e erës shkoi deri në 8 metra për sekondë – fitues u shpall bullgari Cvetan Tsolov, i cili grumbulloi 6 pikë. Bullgari, që është dhe kampion bote, la nga pas sllovenin Anton Svoljshak dhe çekun Kamil Konecni, të cilët kishin nga 8 pikë secili. Për femra në vend të parë Rimante Tsolov, bashkëshortja e Tsenovit, që ka lënë nga pas çeken Lucie Lednik Timiopulin dhe kosovaren Fatjona Gegajn. Përgjatë 3 ditëve të fundit të javës së shkuar, bregdeti i Vlorës është shndërruar në shtëpinë e guximtarëve të ajrit, siç njihen ndryshe të apasionuarit pas aeronautikës. Turneu i përvitshëm, “Albania Open”, ka mbajtur garat e ecidionit të 19-të të tij, një edicion ku kanë marrë pjesë 44 pilotë nga 9 vend të ndryshme të Evropës. Shqipëria, Kosova, Serbia, Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Lituania, Sllovenia dhe Republika Çeke janë përfaqësuar me ekipe me nga 4-5 pilotë secila, ndërsa midis tyre ka patur kampionë bote dhe kampionë Evrope. E veçanta e këtij edicioni të 19-të ka qenë se ai i është kushtuar çekut Tomash Lednik, i cili ka humbur jetën në Kenia në janar. Një vendim, të cilin e ka shpjeguar për RTSH Sport, drejtori i turneut, Alket Islami.  “Tomasi ishte promovuesi më i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve në të gjithë botën. Ai merrte me vete edhe ishte një thirrje për të gjithë çekët për të vizituar vendin tonë. Ndaj dhe ishte i pranishëm në të gjitha aktivitetet tona, që nga Albania Open, apo dhe Kampionati Botëror, i cili u zhvillua vitin e kaluar në Vlorë. Kështu që ne e kishim për detyrim që sivjet t’i vinim aktivitetit emrin e Tomas Lednik, bashkëshortja e të cilit, së bashku me fëmijët, ndodhet në Vlorë”. Ndërkohë, edhe pse ka qenë e vështirë, Luçia Lednik Timiopuli, e cila ka ardhur në Vlorë bashkë me dy fëmijët e tij, ka pranuar të rrëfejë për mikrofonin e RTSH Sport atë që di për aksidentin e Tomash Lednik, bashkëshortit të saj. “Me të thënë të drejtën, arsyen e aksidentit e di vetëm Tomas, që sot nuk është më në mesin tonë. Ishte pilot i zoti, e donte shumë Shqipërinë. Një humbje e madhe.” Aeronautika është kthyer tashmë në një disiplinë sportive e gjitha promovuese për vendin dhe për turizmin. Kështu, edhe “Albania Open” apo “Tomash Cup”, ka shërbyer dhe për hapjen e turizmit në Vlorë. Pikërisht këshilltarja e Kryetarit të Bashkisë së Vlorë, Anka Paparisto, do të tregonte se si është hapur sezonit turistik në qytetin bregdetar. “Ne kemi pasur një mori aktivitetesh – thotë Paparisto – që janë bërë në fushat përgjatë Lungomares, si në basketboll, volejboll dhe tenis. Tashmë jemi në përfundim dhe të një kinemaje verore, të cilën qytetarët vlonjatë e kanë kërkuar. Dhe ky aktivitet i Aeronautikës e shton bukurinë e hapjes së sezonit turistik”. Në fakt duhet të ishte garuar që të premten, paradite nga ora 11:00 deri në orën 13:00, si dhe pasdite nga ora 17:00 deri në 18:00. Mirëpo mungesa e shikueshmërisë në majën e Shashicës prej nga do të hidheshin pilotët, si dhe shpejtësia e erës, e cila ka shkuar deri në 9 metra në sekondë, ka anuluar gjithçka. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Artion Vreto, i cili është mesin e pilotëve që do të fluturojnë do të sqaronte. “Në garë janë 48 veta. Në fakt, të paktën edhe sipas të dhënave që kishim, ishte për një kohë të mirë dhe shpejtësi ere të mirë për të flutuar. Madje kështu ka qenë dhe kur pilotët janë ngjitur në majën e Shashicës. Por retë sipër Shashicës dhe mungesa e shikueshmërisë e bënte të pamundur fluturimin paradite. Pasdite u munduam të ndërronim vendin, por ishte e pamundur. Nesër do të jemi që në tetë të mëngjesit për të bërë një seri fluturimesh e për të plotësuar programin”. Për fatin e mirë të të gjithë pilotëve, të shtunën koha ka qenë perfekte për t’u hedhur nga maja e Shashicës. Aq më shumë që edhe shpejtësia e erës ka qenë në 3.5 metra për sekond. Në këto kushte, teksa janë bërë dy fluturime paradite dhe një pasdite, Dejan Valek, piloti nga Serbia, ka zënë vendin e parë, duke lënë nga pas çekun Kamil Konencnin dhe rumunen Eleni Kristina-Brosau. Valek në një prononcim për RTSH Sport do të vlerësonte faktin që të jep kjo pistë në Vlorë. “Është një pistë perfekte, që nga maja e nisjes e deri në rënie. Janë të gjitha gjasat që të merren pikët e nevojshme. Ndaj dhe jam i pari”. Ndërkohë nuk është bërë raundi i katërt, sepse rreth orëve të pasdites shpejtësia e erës ka arritur deri në 9 metra në sekondë. Për shqiptarët më i miri ka qenë Xhonatan Islami, që në fakt ka rrëfyer dhe gabimin e tij. “Në fakt kur u nisa tentova dhe mendoja të hyja me këmbën e djathtë, por ndërrova me të majtën dhe gabova.” Gara mund të kishte pasur dhe incidente më shumë, sepse Fatjona Gegaj e Kosovës ka rrezikuar të përfundojë në fasadën e pallateve për shkak të erës që kishte në kurriz, duke marrë edhe vlerësimin e Alket Islamit. Kështu, Aeronautika shqiptare ka mbyllur të dielën në Vlorë edicionin e 19-të të “Albania Open, që i ishte kushtuar pilotit çek Tomash Lednik, i ndarë nga jeta aksidentalisht në janar të këtij viti në Kenia. Në përfundim të pesë raundeve, i gjashti nuk u zhvillua për shkak të kushteve të këqija atmosferike, teksa në drekë shpejtësia e erës shkoi deri në 8 metra për sekondë – fitues u shpall bullgari Cvetan Tsolov, i cili grumbulloi 6 pikë. Bullgari, që është dhe kampion bote, la nga pas sllovenin Anton Svoljshak dhe çekun Kamil Konecni, të cilët kishin nga 8 pikë secili. Për femra në vend të parë Rimante Tsolov, bashkëshortja e Tsenovit, që ka lënë nga pas çeken Lucie Lednik Timiopulin dhe kosovaren Fatjona Gegajn. Vitin e ardhshëm, që përkon me 20-vjetorin e Albania Open, si drejtori i veprimtarisë, Alket Islami, por dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Renis Tërshana, kanë premtuar një turne mjaft madhështor. Sikundër çdo veprimtari madhore sportive, edhe kjo garë e aeronautikës kuqezi u soll për sportdashësit drejtpëdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, nëpërmjet transmetimeve dy herë në ditë, paradite dhe pasdite, me intervista të drejtuesve, zyrtarëve dhe protagonistëve, por edhe me pamjet fantastike që ofronin kamerat e montuara në helmetat e pilotëve.

(Visited 21 times, 21 visits today)