KRYEFAQJA » LAJME » Adriatik Llalla; A duhet apo jo që t’i nënshtrohet “Vettingu-t”

Adriatik Llalla; A duhet apo jo që t’i nënshtrohet “Vettingu-t”

Komisioni i Posaçëm i Apelimit, dëgjoi sot pretendimet përfundimtare të komisionerit publik dhe avokatit të ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, nëse ky i fundit duhet ose jo t’i nënshtrohet Vetting-ut njësoj si e gjithë trupa e sistemit të drejtësisë. Kërkesa e Komisionerit Publik Florjan Ballhysa, erdhi pas vendimit të KPK të cilët ndërprenë Vetting-un e Llallës, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga mundësia për të marrë një pozicion tjetër në sistemin e drejtësisë, më konktretisht në Gjykatën e Lartë. Llalla nuk ishte i pranishëm ndërsa avokati mbrojtës , Sokol Hazizaj, i qendroi pretendimit të zbatimit të ligjit që parashikon se nese subjekti jep doreheqjen, procesi i Vettingut ndërpritet.  Ish-kryeprokurori Llalla është subjekti i parë që kalon në këtë situatë i cili pas dorëheqjes kërkon t’i ndërpritet edhe procesi i Vettingut.

Sicred