KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Administrata Trump, e shqetësuar për ndërhyrjet ruse

Administrata Trump, e shqetësuar për ndërhyrjet ruse

Zyrtarë të administratës Trump shprehën shqetësim për rrezikun për ndërhyrje në zgjedhjet e ardhshme amerikane. Drejtori i Shërbimeve amerikane të Zbulimit, Dan Coats, paralajmëroi se Rusia vazhdon “përpjekjet për të dobësuar dhe përçarë” Shtetet e Bashkuara para votimeve. “Vazhdojmë të shohim një fushatë të gjerë nga Rusia për të dobësuar dhe përçarë Shtetet e Bashkuara”. Ai shtoi se është “në dijeni edhe të përpjekjeve nga vende të tjera që janë të interesuara të ndikojnë tek zhvillimet e brendshme politike” të Amerikës. Coats i bëri komentet në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Këshilltari i presidentit për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, Drejtori i FBI-së, Christopher Wray dhe Sekretarja për Sigurinë Kombëtare, Kirstjen Nielsen bërë gjithashtu komente në konferencën për shtyp. Coats tha se Presidenti Donald Trump “na ka dhënë udhëzime të posaçme që ta trajtojmë rrezikun e ndërhyrjeve në zgjedhje dhe sigurinë e procesit tonë zgjedhor si një përparësi kryesore”. Presidenti Trump ka thënë se ka diskutuar me Presidentin rus Putin çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhje, gjatë takimit muajin e kaluar në Helsinki.

Sicred