KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Administrata Tramp për sigurinë në shkolla

Administrata Tramp për sigurinë në shkolla

Administrata Tramp bëri mbrëmë të ditur se presidenti do të ndihmonte shtetet për të trajnuar stafin akademik për armët e zjarrit si dhe mbështeti një projektligj për të përmirësuar kontrollet mbi informacionin e blerësve të armëve. Por ajo u tërhoq nga idea e rritjes së moshës minimale për blerjen e disa armëve të vecanta, një politikë kjo që presidenti Donald Tramp ishte shprehur se do ta mbështeste.
Zyrtarë të administratës bënë të ditur për mediat se Presidenti do t’u kërkonte shteteve t’u jepnin agjencive ligjzbatuese të drejtën e konfiskimit të armëve ose parandalimin e blerjes së tyre nga persona që mund të tregojnë se përbëjnë një rrezik. Presidenti gjithashtu do të mbështesë edhe shtrirjen e programeve të shëndetit mendor. Trampi ishte shprehur më herët se do të mbështeste rritjen e moshës minimale për blerjen e armëve të sulmit nga 18 në 21 vjeç, por plani i njoftuar këtë të dielë nuk e përfshin këtë premtim.
Sipas planit, sekretarja për arsimin Betsi Devos do të kryesojë një komision mbi sigurinë dhe dhunën në shkolla që ndoshta brenda një viti do t’i raportojë rekomandimet e tij presidentit. Paneli do të foksuohet mbi një numër hapësirash, siç janë efektet e mbulimit mediatik të masakrave me armë, siguria në kampuse apo efektshmëria e mjekimeve psikotropike për trajtimin e të rinjve problematikë. Sipas sekretares Devos, përpjekjet e administratës po fokusoheshin në një plan pragmatik i cili do të rrisë në mënyrë dramatike sigurinë në shkolla.

Sicred