KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Administrata tatimore thyen rekorde në të hyrat fiskale për tetë mujorin

Administrata tatimore thyen rekorde në të hyrat fiskale për tetë mujorin

Administrata tatimore ka shënuar rezultate në rritje të administrimit fiskal. RTSH ka siguruar treguesit e konsoliduar të të ardhurave fiskale për tetë muajt e parë të vitit, tregues që e klasifikojnë këtë administratë si më të angazhuarën në respektimin ligjor të të hyrave fiskale. Shifrat, tregojnë se tejkalimet janë bërë pjesë e punës së përditshme të administratës.
Artur Papajani, Drejtor i Drejtorisë së Tatimpaguesve, thotë për RTSH se “Programi i të ardhurave është i tejkaluar si tetëmujor dhe ne shpresojmë se i tillë do të jetë tërë viti. Mbyllja mund të jetë tërë vitet e rralla që administrata tatimore po performon me njëtrajtshmëri dhe në këtë aspekt kjo mbetet objektiv”.
Po cilët janë treguesit e konsoliduar fiskalë që bëjnë dallimin mes punës së bërë në këtë vit elektroral dhe asaj të një viti më parë. Zoti Papajani saktëson se tregues tjetër pozitiv është TVSH ka kaluar me dy shifra kundrejt vitit të kaluar. “93 përqind e gjithë TVSH po vjen brenda datës 14 që është një tregues sinjifikativ për cilësinë jo vetëm të administratës, por edhe të ambientit fiskal të tatim paguesve” thotë zoti Papajani.
Por a ka ndonjë hile në treguesit e raportuar. Fjala vjen a është më i ulët planifikimi i bërë për këtë vit, për shkaqe elektorale, që e ka bërë mjaft të dallueshme punën e fiskut shqiptar? Artur Papajani, Drejtor i Drejtorisë së Tatimpaguesve, dikur ish avokati i tatimpaguesve, është kategorik në përcaktimin që thotë. “Cilësia e mbledhjes të të ardhurave, cilësia efektive reale del qartë nëse bën një krahasim me nivelin e faktit të një viti më parë” thotë ai për RTSH.

Sicred