KRYEFAQJA » LAJME » Administrata publike duhet ti ketë themelet në një edukim të mirë

Administrata publike duhet ti ketë themelet në një edukim të mirë

Reforma në administratën publike si një sfidë për tu përballuar në Shqipëri, dhe jo vetëm, është diskutuar gjatë një konference ndërkombëtare në Tiranë. Si një problem madhor i administratës publike për tu reformuar që të shmanget korrupsioni janë prokurimet publike dhe sipas një studimi ndërkombëtar një qeveri duhet të ndërhyje që të rrisë transparencën, të ndërtoje ligje të mirëzbatueshme dhe të ketë programe trajnimi në mënyrë që prokurimet publike të mos jenë pre e korrupsionit. Për Arben Malaj lufta ndaj korrupsionit dhe sistemi i administrates publike duhet ti ketë themelet në një edukim dhe arsimim të mirë . “Cilësia e prokurimeve publike, rastet e korrupsionit horizontal apo vertikal, janë ato që dëmtojnë rëndë kredibilitetin e një qeverie. Problemi kryesor mbetet edukimi” tha zoti Malaj. Ai theksoi gjithashtu se vëmendje më të madhe duhet të kenë kontratat afatgjata për burimet natyrore të një vendi që me anë të prokurimeve publike të mos jenë afera korruptive.

Sicred