KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Administrata doganore, angazhime në luftën kundër tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit
filip morris, shqiperi, lufta kunder informalitetit, duhan, kompani, dogana, lajme ekonomi

Administrata doganore, angazhime në luftën kundër tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit

Përmes një marrëveshjeje mirëkuptimi, të nënshkruar sot me drejtorinë e përgjithshme të doganave, Kompania e duhanit Filip Morris u angazhua të ndihmojë administratën doganore në luftën kundër tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit, një praktike kjo të cilën drejtoresha e doganave, Belinda Ikonomi, u bëri thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë ta ndjekin. Duke vlerësuar përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër tregtisë së paligjshme, përfaqësuesi i Filip Morris, shprehu gadishmërinë e kompanisë që përfaqëson për ofrimin e asisstencës së nevojshme në këtë drejtim. Ndërsa ministri i financave Arben Ahmetaj, bëri të ditur se në paketën fiskale të miratuar dje në parlament, ka disa ndryshime disiplinuese por edhe lehtësuese përsa i përket prodhimit vendas të duhanit, që synojnë luftën kundër informalitetit në këtë sektor.

Sicred