KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Administrata amerikane: Korea e Veriut përgjegjëse për sulmin kibernetik

Administrata amerikane: Korea e Veriut përgjegjëse për sulmin kibernetik

Administrata amerikane është shprehur se Korea e Veriut ishte përgjegjëse për sulmin kibernetit UanaKraj që preku këtë vit spitalet, bizneset dhe bankat botërore Sulmi goditi më shumë se 300 mijë kompjutera në 150 vende të botës, duke shkaktuar dëme me vlerën e miliarda dollarëve. Ndihmësi i presidenti Donald Tramp, Thomas Bossert, u shpreh për Uoll Striit Xhournal se Korea e Veriut ishte prapa këtij sulmi. Kjo është hera e parë që SHBA-të fajësuan zyrtarisht vendin komunist për virusin. Zoti Bossert, i cili e këshillon presidentin Tramp për sigurinë kombëtare, tha se ky pretendim ishte i bazuar në prova.Ndërkohë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha në muajin nëntor se ishte e sigurtë që sulmi kibernetik ishte ndërmarrë nga Korea e Veriut. Në muajin maj, të gjitha kompjuterat Uindos u goditën nga sulmi kibernetik, i cili mbylli kompjuterat dhe u kërkonte përdoruesve të paguanin në mënyrë që t’u ktheheshin të dhënat. Europoli e quajti sulmin të paprecedent. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë pritet të japë sot një deklaratë, përmes të cilës do të fajësojë Penianin zyrtarisht për sulmin.

Sicred