KRYEFAQJA » LAJME » ADISA: Në dy muaj, 2000 qytetarë informacion për shërbimet publike që ofrohen në sportele

ADISA: Në dy muaj, 2000 qytetarë informacion për shërbimet publike që ofrohen në sportele

Çfarë duhet te dish nëse do të kërkosh shërbim për pronën, kartën e shëndetit, sigurimet shoqërore, patentën, apo pasaportën e kartën e identitetit? Informacioni është një telefonatë larg, 11800.

1743 telefonata që nga hapja e qendrës së shërbimit të informimit nga ADISA në tetor të këtij viti, ku dominojnë kërkesat për Zyren e regjistrimit të pasurive të patundshme, pasuar nga ato që lidhen me gjëndjen civile të drejtorisë së transportit rrugor. Krahas kontrollit të standarteve të ofruara, ndërgjegjësimi i popullatës është një nga politikat e rëndësishme për ADISA.

Anila Lleshi, shefe e standarteve të shërbimeve punlioke në këtë institucion sqaron për ne: “Është produar një spot publicitar i cili vazhdon të shfaqet në të gjitha televizionet kombëtare. Përveç kësaj janë prodhuar një sërë fletëpalosjesh. Të gjitha këto janë shpërndarë në të gjitha institucionet që janë të përfshira. Një gjë tjetër është në të gjtha qëndrat e integruara, kryesisht në Kavajë dhe Tiranë, janë vendosur tabela ku është i afishuar numri i telefonit”.

Por nuk mbaron këtu. 10 institucioneve me 420 shërbime së shpejti do t`u bashkangjiten edhe institucione të tjera.

“Kërkohet informacion edhe për institucionet e tjera dhe ka filluar puna për gjashtë institucione të tjera, që janë: Institucioni Kombëtar i Shërbimit, Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria e Tatimeve, Përmbarimi, dhe Agjencia e Mbikqyrjes së Falimentit.”

Në statistikat e përpunuara, vihen re që ka pasur adresim të ankesave të qytetarëve. Çfarë duhet të dijë çdokush që kërkon përmirësim të shërbimit:

“Qytetari mund të drejtohet në zyrat tona të integruara ku ka një sportel të dedikuar për ankesat. Paraqitet me kartën e identitetit dhe bën ankesën e tij, për punonjësin e ADISA-s që e pret qytetarin ose dhe për institucionin që lëvron shërbimin. Më pas, proçedohet me këto ankesa dhe dërgohen në institucionin përkatës i cili ka detyrimin ligjor të japë përgjigje brënda 10 ditëve.”

Shërbimi i Informimit operon 14 orë në 6 ditë të javës nga ora 07:00 deri në orën 21. 00. me informacion të standrtizuar nga Staf i trajnuar për te komunikuar dhe ofruar asistencën e plote për marrjen e shërbimeve publike.