KRYEFAQJA » LAJME » ADISA, fluks shërbimesh në verë
ADISA

ADISA, fluks shërbimesh në verë

Gjatë periudhës së verës qendra e shërbimeve publike të integruara ADISA në Gjirokastër ka ofruar shërbime si për banorët ashtu edhe emigrantëtë të cilët pushimet në vendlindje i shfrytëzuan për plotësimin e dokumentave të ndryshme. Sipas statistikave të publikuara nga stafi i ADISA vetëm gjatë muajit gusht kanë marrë shërbimet e ndryshme rreth 5 mijë qytetarë. Banorët vlerësojnë cilësinë dhe standartet e shërbimit në sportelet e dokumentave.
Në mjediset e ADISA në Gjirokastër funksionojnë 18 sportele të cilat ofrojnë për qytetarët shërbime për 8 institucione të ndryshme. Degë të Agjencisë së Shërbimeve Publike të Integruara, janë hapur në qytetet e Tiranës, Kavajës, Krujës,Fierit dhe Gjirokastrës.