KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Adele fiton pesë çmime Gremi

Adele fiton pesë çmime Gremi

Këngëtarja britanike, Adele, fitoi pesë çmime Gremi, çmimet prestigjioze që i ndan industria muzikore e Shteteve të Bashkuara. Adele, mes tjerash, fitoi çmimin e vitit për këngën “Hello” dhe çmim për albumin e titulluar “25”. Ceremonia e 59-të e çmimeve Gremi u mbajt natën e së dielës në Los Anxhelos. Këngëtari i ndjerë i rock-ut, David Bowie, po ashtu fitoi pesë çmime. Kënga e tij “Blackstar” mori çmimin e rockut më të mirë. Bowie u nda nga jeta në janar të vitit 2016. Mbrëmja ishte e gjatë e plot emocione sepse ndau çmime për 55 kategori, përkatësisht për të gjitha zhanret e muzikës, për albumet, për muzikën e filmave, për videoklipet dhe për këngëtarët.

Sicred