KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Abuzimet me rrugët, në prokurori edhe kreu aktual i ARRSH
Abuzimet me rrugët, në prokurori edhe kreu aktual i ARRSH

Abuzimet me rrugët, në prokurori edhe kreu aktual i ARRSH

Pas dy ish-Ministrave të Transportit Haxhinasto dhe Dervishaj, kreu aktual i ARRSH-së Afrim Qendro i është përgjigjur thirrjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për të dhënë shpjegime në lidhje projektin e rrugës Elbasan- Tiranë. Pas dëshmisë në prokuroi, Qendro tha se kishte dhënë shpjegime për atë çfarë ai dinte në lidhje me projektin e rrugës Tiranë-Elbasan në cilësinë e detyrës që ka.
Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan dy javë me parë me urdhër të prokurorisë është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, si dhe drejtori dhe ish drejtori i njësisë së menazhmit të projektit. Hetimet nga prokuroria nisën pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pasi dyshohet se abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, arrijnë në vlerën 54 mln euro.

Sicred