KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Abuzimet me fëmijët nga kleri në Gjermani

Abuzimet me fëmijët nga kleri në Gjermani

Nga viti 1946 deri në vitin 2014, më shumë se 3600 fëmijë janë sulmuar nga priftërinjtë katolikë në Gjermani. Kjo sipas një raporti të autorizuar nga vetë kisha, që pritej të publikohej në datën 25 shtator. Sipas raportit në fjalë, rreth 1670 priftërinj në Gjermani kanë kryer sulme seksuale ndaj 3677 të minturve, raporton gazeta gjermane der Spiegel. Një zëdhënës i kishës tha për mediat e huaja se gjetjet e raportit janë të tuspshme. Sipas dokumentit, vetëm 38 përqind e agresorëve janë proceduar dhe janë përballur me procedura të lehta disiplinore. Rreth 1 në gjatë raste përfshinte përdhunimin. Shumica e viktimave kanë qenë djem, dhe më shumë se gjysma e tyre nën 13 vjec. Klerikët abuzues janë përballur me masa si lëvizja për në komunitet të reja, ndërkohë që nuk janë dhënë paralajmërime për veprimet e tyre. Studimi në fjalë u përpilua nga tre universitet gjermane, që përdoren 38 mijë dokument nga 27 dioqeza gjermane. Autorët e tij thonë se shkalla e vërtetë e abuzimeve mund të jetë akoma më e madhe, pasi disa të dhëna janë shkatërruar apo manipuluar.