KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Abuzime në ndërtimin e rrugëve, arrestohen dy ish zyrtarë të lartë
Taksat e rrugëve në Ballkan

Abuzime në ndërtimin e rrugëve, arrestohen dy ish zyrtarë të lartë

Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar arrestimin e dy ish drejtuesve të lartë Drejtorisë së Përgjithshëm të Rrugëve pas dyshimeve për abuzime në ndërtimin e disa akzeve rrugore. Sipas burimeve janë ndaluar natën e mbrëmshme Dashamir Xhika dhe Andi Toma. Bëhet fjale për abuzimet në akset Elbasan – Gjinar dhe autostradën Durrës-Kukës, abuzime me vlerë 5 miliardë lekë. I gjithë operacioni është udhëhequr deri në mesnatë nga drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Ardian Nezha, i cili mësohet se ka firmosur 11 urdhër-arreste, ku të proceduar janë ish-zyrtarë të lartë, kolaudues dhe disa biznesmenë të kompanive ndërtuese “Arifaj” dhe Tre vllezërit Hysa”. Bie në sy se dy ish zyrtarët e lartë janë funksionarë të LSI dhe PD.

Sicred