KRYEFAQJA » LAJME » Abuzime me rrugët, në gjyq Xhika e Toma
Lirohet ish drejtori i përgjithshëm i ARRSH

Abuzime me rrugët, në gjyq Xhika e Toma

Me kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Ildushe Maliqi nisi seanca e caktimit të masës së sigurisë për dy ish drejtorët e rrugëve Andi Toma dhe Dashamir Xhika të akuzuar për shpërdorimin e detyrës me dëm ekonomik 5.3 miliardë lekë. Bëhet fjalë për abuzime me ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar. Seanca pati tension dhe u ndërpre dy herë me kërkesë të avokatëve mbrojtës. Ata akuzuan gjyqtaren se kur lejoi arrestimin e zyrtarëve të lartë vetëm sa vuri vulën mbi tekstin e prokurorisë dhe nuk shqyrtoi faktet.  Në debate u përfshi edhe prokurorja Armanda Xhaferri e cila akuzoi avokatët mbrojtës se duan të bllokojnë procesin. “Kërkesa për përjashtim bëhet për të penguar procesin”, tha Xhaferri. I pranishëm gjatë kësaj seance, ishte dhe ish-ministri i Transporteve, deputet i LSI në Qarkun e Elbasanit, Edmond Haxhinasto si dhe familjarë të të arrestuarve. Përveç Xhikës dhe Tomës, të arrestuar janë edhe edhe 3 persona të tjerë, biznesmenë, Besnik Hysa, Kujtim Hysa dhe Flutura Hysa, përfaqësues të firmës “Tre vllezërit Hysa” e cila ka ndërtuar segmentin Elbasan-Gjinar. Pas debateve vetë gjyqtarja deklaroi dorëheqjen nga shqyrtimi i masave të sigurisë, ndërsa pritet nëse do të pranohet dorëheqja dhe në rast se po , Gjykata e Elbasanit duhet të hedhë shortin për caktimin e një tjetër gjyqtari. Prokuroria e Elbasanit prej kohësh kishte nisur një hetim e cila sipas burimeve është një nga procedimet për të cilat prokurorja Amanda Xhaferri pati konflikt me ish-drejtuesin e prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina i cili vendosi që t`ia hiqte nga duart dosjen në fjalë bashkë me disa dosje të tjera. Por me ndryshimin e drejtuesit të prookurorisë Elbasan, largimin e Ginës dhe emërimimin e Ardian Nezhës, organi i akuzës ka firmosur 5 urdhër arreste dhe për gjashtë persona të tjerë detyrim paraqitje. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë patur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 50 milionë dollarëve , të dhëna nga buxheti i shtetit.

Sicred