KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Abu Dabi çel Luvrin e tij
Abu Dabi çel Luvrin e tij

Abu Dabi çel Luvrin e tij

Luvri i Abu Dabit hapi dyert duke tërhequr një publik të ndryshëm dhe kozmopolit, tri ditë pas përurimit zyrtar në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron. Qindra emiratas, aziatikë, evropianë dhe arabë, vizituan muzeun e madh të Luvrit të Abu Dabit. Nga koleksioni i përhershëm i Emirateve, muzeu ekspozon në hapje të tij 235 piktura, përfshirë “Le Bohemien” të Edouard Manet. Nga 28 punime të marra nga muzetë e Lindjes së Mesme, figuron edhe një bust monumental me dy koka, i vjetër prej më shumë se 8 000 vitesh, nga Departamenti i Antikiteteve të Jordanisë. Muzeu i parë që merr emrin e Luvrit të Francës, Luvri i Abu Dabit prezanton më shumë se 600 punime, në një strukturë moderne dhe të shkëlqyeshme. I cilësuar si muzeu i parë universal i botës arabe, ai gjendet në ishullin e Sadijatit. Hapjen e muzeut të tij të Luvrit Abu Dabi e festoi me një spektakël fishekzjarresh, që kompletohej me performanca artistësh dhe projeksione shumëngjyrëshe. Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe po e pozicionon veten si një qytet të turizmit kulturor me ekspozimin e qindra veprave të artit, me të cilat shpreson të joshë turistë nga e gjithë bota.

Sicred