KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » ABI Bank/ Banka e Shqiperisë thyen heshtjen. Gjithçka e rregullt me regjistrimin off shore të kompanive amerikane

ABI Bank/ Banka e Shqiperisë thyen heshtjen. Gjithçka e rregullt me regjistrimin off shore të kompanive amerikane

Banka e Shqiperise ka reaguar per here te pare pas akuzave te shumta te drejtuara ndaj Bankes Amerikane te Investimeve ( ABI Bank) dhe aksionarit kryesor te bankes NCH Capital per origjinen e paqarte, lidhjen me kapitalin rus, pastrim parash, etj

E vene ne qender te debatit publik edhe per shkak te sulmeve qe moren nuance politike si rrjedhoje  e akuzave te disa drejtuesve te larte te opozites gjatë javës që lamë pas, ABI Bank reagoi fundjaven e kaluar permes nje interviste shteruese te drejtorit te kesaj Banke z. Andi Ballta.

Megjithate, Banka e Shqiperise ende nuk ishte shprehur dhe sqarimi i sotëm per shtyp, pervecse shume i detajuar dhe i kujdesshem per te qartesuar gjithcka, u jep pergjigje perfundimtare te gjitha pyetjeve te ngritura keto kohe.

Ne deklaraten e saj te  sotme, Banka e Shqiperise rendit dokumentacionin e plote te kerkuar ndaj ABI Bank, ligjshmerine e ketij dokumentacioni, aktet ligjore mbi te cilat eshte mbeshtetur aprovimi, regjistrimi dhe licencimi I bankes, dhe marreveshjet nderkombetare qe rregullojne marredhenien me kompanite amerikane te regjistruara ne vendet off shore.

Banka e Shqiperise thekson se miratimi I blerjes nga shoqeria Tranzit shpk, te bankes Credit Agricole, ne Shqiperi, e me pas licencimi nga Banka e Shqiperise per ABI Bank, eshte kryer ”ne baze dhe ne perputhje me dispozitat ligjore dhe nenligjore ne fuqi” dhe se ajo ka vlerësuar integritetin dhe reputacionin e aksionerëve të rinj si edhe të aksionerëve të tërthortë të Bankës Amerikane te Investimeve, bazuar në te gjithe dokumentacionin  e nevojshem ne baze te ligjeve ne fuqi:

  • vërtetimin e autoritetit të tatim-taksave, për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga shoqëria Tranzit sh.p.k.;
  • vërtetimet e regjistruesit të shoqërive në Ishujt Kajman, për dy aksionarët e tërthortë, New Century Holdings XI, L.P. dhe NCH Balkan Fund, L.P., ku vërtetohej që dy shoqëritë janë të përjashtuara nga taksat;
  • vërtetimet e regjistruesit të shoqërive në Ishujt Kajman, për dy aksionarët e tërthortë, New Century Holdings XI, L.P. dhe NCH Balkan Fund, L.P., ku vërtetohej që dy shoqëritë janë në gjendje të mirë dhe vijojnë aktivitetin;
  • vërtetimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për Tranzit sh.p.k. dhe NCH Capital, sipas të cilit nuk ka informacion me interes për reputacionin e tyre;
  • çdo deklarim të bërë nga aksionarët deri në përfituesit e fundit (z. George Rohr dhe Moris Tabacinic) në lidhje me shlyerjen e detyrimeve tatimore, mosndjekjes penale, mosdënimin më parë për vepra penale, mospasjes së detyrimeve ndaj personave të tretë, etj.;
  • dokumentin e konfirmimit nga Ambasada Amerikane në Shqipëri se NCH Capital Inc. është një shoqëri e regjistruar në Komisionin e Letrave me Vlerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SEC), dhe si e tillë i është nënshtruar mbikëqyrjes dhe rregullimit nga ky autoritet.

Ne sqarimin e saj, Banka e Shqiperise thekson se: “Informacionet mbi aksionarët e shoqërive janë informacione të publikuara dhe gjenerohen lehtësisht nga regjistrat publikë tregtarë” dhe se ne rastin e ABI Bank: “aksionar i drejtpërdrejtë dhe i vetëm, duke zotëruar 100 për qind të aksioneve të Bankës Amerikane të Investimeve, është shoqëria Tranzit  shpk,  e regjistruar në regjistrin tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Shqipëri që në vitin 2009.

Shoqëria Tranzit shpk kontrollohet nga NCH Balkan Fund L.P. dhe New Century Holdings XI, L.P.. Këto fonde financohen nga investitorë të cilët janë universitete të mirënjohura, fonde pensionesh shtetërore dhe  korporata e institucione të tjera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Evropa Perëndimore. Të dyja këto  fonde menaxhohen  nga NCH Capital Inc., një shoqëri konsulente investimesh e regjistruar në SEC, SHBA,  me  përvojë të gjatë në sektorin financiar dhe prej më shumë se 20 vitesh pjesë e  sektorit bankar në Evropën Qendrore dhe Juglindore përmes kapitalit bankar  në Rumani, Letoni dhe Moldavi.

Ne sqarimin e sotem, Banka e Shqiperise I ka kushtuar vemendje dhe pyetjeve te ngritura mbi vendin e regjistrimit te ABI Bank:

“ Njëherazi, sqarojmë se kuadri ligjor dhe rregullativ mbi bankat në Republikën e Shqipërisë nuk parashikon ndalime apo kufizime lidhur me vendin e regjistrimit apo të ushtrimit të aktivitetit të aksionarëve të tërthortë të subjekteve, të cilët ushtrojnë veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë.

Pavarësisht sa më sipër, Banka e Shqipërisë në përputhje me  parashikimet ligjore, por dhe me standardet ndërkombëtare (përfshirë standardet e FATF) në raste të kompanive të regjistruara në vend off-shore ka kryer vlerësimet e saj dhe ka identifikuar aksionarët deri në përfituesit e fundit. Vlerësimi i integritetit apo reputacionit të aksionarëve të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të bankës është bazuar në një seri dokumentesh të tilla si: vërtetime të autoriteteve të tatim-taksave për shlyerje të detyrimeve tatimore, korrespondencën me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), apo deklarimeve të bëra nga aksionarët deri në përfituesit e fundit, në lidhje me shlyerjen e detyrimeve tatimore, mosndjekjes penale, mosdënimit më parë për vepra penale, mospasjes së detyrimeve ndaj personave të tretë, etj.

Gjithashtu, dëshirojmë të informojmë publikun se më 18 mars 2010, Shtetet e Bashkuara miratuan dispozita ligjore të cilat njihen me emrin “Akti Amerikan i Llogarive të Huaja për Pajtueshmëri Tatimore”, të cilat paraqesin kërkesa për raportim nga institucionet e huaja financiare (IHF-të) në lidhje me llogari të caktuara. Akti Amerikan i Llogarive të Huaja për Pajtueshmëri Tatimore (FATCA), i miratuar në vitin 2010 si pjesë e Aktit të Nxitjes së Punësimit për Rimëkëmbje të Punësimit (HIRE), është zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet e SHBA-ve për të luftuar evazionin fiskal nga personat me shtetësi amerikane që kanë investime në llogari jashtë vendit të tyre. Sipas FATCA-s, taksapaguesit e caktuar të SHBA-ve që mbajnë pasuri financiare jashtë Shteteve të Bashkuara duhet t’i raportojnë ato pasuri në Shërbimin e të Hyrave të Brendshme (IRS). Po ashtu, FATCA u kërkon institucioneve të huaja financiare t’i raportojnë drejtpërdrejt IRS-së informata rreth llogarive financiare që  zotërohen nga taksapaguesit e SHBA-ve, apo  nga entitetet e huaja, në të cilat taksapaguesit e SHBA-ve zotërojnë interesa të konsiderueshme të lidhur me pronësinë.

Sistemi bankar shqiptar, që nga korriku i vitit 2014, e kryen aktivitetin e tij  në  përputhje me kërkesat dhe rregullimet e FATCA-s. Secila bankë raporton pranë IRS të gjitha llogaritë, investimet, dërgesat e bëra nga shtetas amerikanë, rezidentë amerikanë që përdorin një adresë apo që i kanë dhënë një prokurë përfaqësimi për llogaritë bankare apo transfertat një shtetasi apo rezidenti amerikan.

Ky sqarim i Bankes se Shqiperise vjen ne nje kohe kur Banka Amerikane e investimeve eshte vene ne qender te akuzave qe ngriten pyetje mbi aktivitetin e kesaj banke ne Shqiperi, lidhur me vendin e regjistrimit, njohjen e aksionareve dhe origjinen e fondeve. Kjo deklarate jep pergjigje te gjitha pyetjeve te ngritura dhe synon  sqarimin perfundimtar mbi solidititetin e sistemit bankar shqiptar.

https://www.bankofalbania.org/Shtypi/Njoftimet_per_shtyp/Sqarim_mbi_deklaratat_lidhur_me_Banken_Amerikane_te_Investimeve.html

 

Sicred